Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula”, Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës këtë të enjte, ku raportohet se ka ndodhur një krim brenda familjes.
Sipas informacioneve paraprake, autori Shtjefën Ziçi ka qëlluar me çifte bashkëshorten, Bardhe Ziçi, në portën e shtëpisë. Kjo e fundit, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Autori është vënë në pranga nga policia, ndërsa mesohet se gjatë arrestimit ai nuk bërë rezistencë. Po ashtu, është sekuestruar edhe arma e krimit, ndërsa motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë mbeten ende të panjohura.
Në momentin e ngjarjes, mësohet se në rrugë nuk ka pasur persona të tjerë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësive.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



