KSAMIL-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Ksamil, ku Miguel Mendes, 20 vjeç nga Franca u gjet i vrarë me thikë në një shezlong para një lokali. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, banues në Has, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim.
Paraprakisht raportohet se shkak i konfiktit mes viktimës dhe autorit dyshohet të jetë bërë një vajzë. Nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se 20-vjeçari kishte marrë disa goditje me thikë, në shpinë dhe në kraharor.
Ndërkohë autori, Sokrat Vata ishte i punësuar si roje plazhi në hotelin “Pronciopotes” dhe është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe policia vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes.



