IMG_2743

Një aksident tragjik është shënuar sot rreth orë 02:22 në Manëz të Durrësit .

Tre persona kanë vdekur dhe 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një bordurë betoni.

Viktima kanë mbetur drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25-vjeç, dy pasagjerët Sara Brugentelli, 26-vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri 15-vjeç.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni 26-vjeçar dhe një 16-vjeçar.

Të dy të lënduarit po trajtohen në Tiranë, por adoleshenti 16-vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë.