-640-0-1787244377-whatsappimage20260820at63130pm-1787246108

Një aksident i rëndë detar është regjistruar pasditen e djeshme në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, në Shëngjin.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi në det. Një gomone me tre persona në bord dyshohet se është përfshirë në një incident gjatë lundrimit. Njëri prej personave që ndodhej në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit.

I riu Klaus Gergji, rreth 24 vjeç, është transportuar fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 24-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Rjoll, Shkodër – Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shtetasi Klaus Gergji, rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.