Prej disa kohësh, në portale të ndryshme qarkullojmë lajme për ndryshime ministrash apo drejtorash.
Fillimisht u lajmëruan se do të ndodhnin në gusht, ndërsa tani i kanë shtyrë për në shtator.
Përmendin tek tuk edhe ndonjë emër, por duke qenë se asnjeri nuk di gjë, por vetëm spekulojnë, kufizohen tek ideja se në shtator do të ketë ndryshime, me qëllim qetësimin dhe shfyrjen e protestës.
Kjo, duke parë fakti se këtë gjë Edi Rama e ka bërë edhe më parë, kur ka pasur ndonjë krizë politike.
Vetëm se, ata që shkruajnë për ndryshime, harrojnë gjënë me themelore.
Këtë radhë nuk pi ujë asnjë ndryshim ministri apo drejtori, pasi protestuesit kërkojnë vetëm kokën e Edi Ramës.
Ata e kanë bërë të qartë që nuk negociojnë në këtë pikë.
Ndaj çdo lëvizje e Ramës, nuk do të ndikonte tek protesta.
Dorëheqjen po, vështirë se e jep.
Kështu që, e vetmja lëvizje logjike që mund të bënte Rama, do të ishte që ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme.
Ndoshta me një kryeministër tjetër socialist, sa për të qetësuar protestën, por me atë kandidat për të drejtuar Qeverinë e ardhshme.
Çdo lëvizje tjetër, nuk do të kishte asnjë sens dhe asnjë efekt për të shuar apo shfryrë protestën.



