-640-0-1789813149-vrasjaharryfultz-1789813306

Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”, ndërsa në banesë kanë qenë edhe dy nipërit e saj të mitur, njëri 14 vjeç.

Gruaja Lumturie Patushi, 58 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Bashkëshorti Hysni Patushi, 69 vjeç, është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia. Ai dyshohet se në momentin e krimit ka qenë i dehur.

Sipas të dhënave paraprake, dy bashkëshortët kanë pasur probleme edhe më herët.

Në momentin e ngjarjes, përveç dy nipërve, në banesë ka qenë dhëndri i çiftit, i cili jetonte në shtëpinë e vjehrrve. Ai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.