Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e SHBA-së në Greqi dhe ish-e fejuara e Donald Trump Jr., ka shkaktuar debat politik në Rumani pas një deklarate të raportuar fillimisht nga Wall Street Journal dhe më pas nga Financial Times. Gjatë një darke zyrtare në ambasadën amerikane në Athinë, më 18 mars, Guilfoyle dyshohet se iu referua rënies së pritshme të qeverisë rumune dhe tha: “Këtë mund ta bëjmë me çdo vend që duam. Mund ta bëjmë edhe këtu.”
Sipas raportimeve, deklarata u bë gjatë një shkëmbimi të tensionuar me ministrin grek të Energjisë, Stavros Papastavrou, i cili iu përgjigj se SHBA nuk mund të zëvendësonte një qeveri greke të zgjedhur demokratikisht. Avokati i Guilfoyle e ka kundërshtuar mënyrën si është përshkruar episodi. Rasti ka hapur polemika në Bukuresht, ku disa politikanë kanë kërkuar sqarime mbi rolin e ambasadores në zhvillimet politike rumune.



