Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Vlorë, ku një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti në ambientet e një biznesi hidrosanitar. Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për pronarin e aktivitetit, Ylli Shakaj.
Nga informacionet paraprake mësohet se 73-vjeçari ishte duke shkarkuar një kamion me panele të ndryshme, të cilat, në rrethana ende të paqarta, janë rrëzuar dhe e kanë zënë poshtë.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet. Ndërkohë, Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.



