premium beach resort

Analizat laboratorike të kryera pas rastit të helmimit të turistëve në Premium Beach Hotel në Golem kanë zbuluar praninë e bakterit Escherichia coli në një mostër djathi të marrë nga restoranti. Sipas rezultateve të raportuara, bakteri u konstatua në produktin e dërguar për kontroll nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Disa ditë më parë, një grup turistësh polakë shfaqën probleme shëndetësore pasi kishin konsumuar ushqim në restorantin e hotelit. Ata morën ndihmë mjekësore, ndërsa simptomat u vlerësuan si të lidhura me një helmim ushqimor.

Pas ngjarjes, turistët paraqitën një ankesë pranë AKU-së, duke kërkuar kontrollin e ushqimeve dhe të kushteve në të cilat përgatiteshin e shërbeheshin vaktet.

Denoncimi solli inspektimin e restorantit. Gjatë kontrollit u morën mostra nga produktet ushqimore, të cilat u dërguan në laborator për të verifikuar dyshimet për ndotje bakteriale.

Djathi ishte një nga produktet mbi të cilat u përqendruan dyshimet fillestare të inspektorëve mëson 360 Grade.al. Rezultati laboratorik konfirmon praninë e E. Coli në mostrën e analizuar.

Një grup turistësh polakë u helmuan në fillim shtatori te Premum Beach Hotel dhe kjo bëri që AKU të kryente kontrolle duke arritur në zbulimin e mësipërm.