Një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, për motive banale. 19-vjeçari, pjesë e Patrullës së Policisë, është goditur nga persona me maskë dhe shkop bejsbolli.
Autorë të dyshuar janë vëllezërit e një vajze nën 18 vjeç, me të cilën polici kishte komunikuar në Instagram. Dyshohet se ata nuk e kanë pranuar këtë komunikim.
Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe, përmes kamerave të sigurisë, ka identifikuar automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit.



