1793618718-vjedhjafiniq-6ae8754a87fe4-6ae87f518d536

Një e moshuar në fshatin Finiq është sulmuar nga disa persona ende të paidentifikuar ku i vodhën shtëpinë mbrëmjen e 31 tetorit dhe një pjesë të kursimeve që ajo kishte mbledhur për kryerjen e një operacioni shëndetësor.

Autorët kanë marrë 6800 euro, varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, në kohën kur e moshuara kishte shkuar për vizitë te të afërmit, të cilët jetojnë jo shumë arg banesës së saj.

Kur është kthyer në shtëpi, ajo ka gjetur dyert e shqyera dhe gjithçka të kthyer përmbys. Mes sendeve të vjedhura ishte edhe shuma prej 6800 eurosh, të cilën e moshuara e kishte kursyer për një operacion që do të kryente. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje.