image-1-6ae86516a629f

Filiali i Raiffeisen Bank në Kompleksin Kika, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur sot me armë zjarri.

Autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje.

Te dera, sapo ka hyrë i ka drejtuar armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka marrë paratë dhe ka dalë jashtë, ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit Dinamo.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.