-1000-0-capture-6b0b1e59122d7

Është rritur në 47 numri i personave të lënduar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka përditësuar bilancin deri në orën 21:00.

Mes të lënduarve janë 20 efektivë policie, 15 protestues, 6 gazetarë, 4 kalimtarë, një punonjës sigurie dhe një deputet.

Pesë persona vijojnë të qëndrojnë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës, përkatësisht tre protestues, një gazetar dhe një efektiv policie.

Sipas ministrisë, 42 persona kanë lënë ambientet spitalore me këshillën e mjekëve. Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk jepen detaje mbi natyrën e dëmtimeve dhe gjendjen shëndetësore të personave që vijojnë të jenë të hospitalizuar.