Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në dalje të Vorës, ku tre automjete u përplasën mes tyre, duke shkaktuar një viktimë dhe dy të plagosur.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 08:30, sipas informacioneve zyrtare të Policisë. Në përplasje u përfshinë automjetet e drejtuara nga shtetasit me inicialet B. G., F. H. dhe F. A. Fatkeqësisht, drejtuesi i njërit prej mjeteve, Flogert Ajazi, 35 vjeç, ka humbur jetën në vendngjarje.
Dy pasagjerë që udhëtonin me viktimën u plagosën dhe u transportuan menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik. /gazetajone


