-640-0-2eb2a98b2b3c50861fb1e1b188887ab0

Një aksident rrugor ndodhi në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Rreth orës 05:00 është njoftuar shërbimi për një automjet që ishte përmbysur në rrugë. Menjëherë drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit.

Me mbërritjen në vend, shërbimet kanë konstatuar tre persona të aksidentuar. Të tre janë transportuar me ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit dhe gjendja shëndetësore e të dëmtuarve. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.