Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar transferimin e Ergys Agasit në një institucion tjetër të vuajtjes së dënimit.
Mësohet se se burgu sekret ku do dërgohet Agasi për arsye sigurie është IEVP e Fierit. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e transferimit nga burgu i Bradasheshit, ku ndodhej që prej fundit të gushtit.
Agasi akuzohet për tetë vepra penale, mes tyre korrupsion, korrupsion pasiv, pastrim parash, shkelje të barazisë në tenderë dhe abuzime me fondet publike të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.
Kujtojmë se dje, Burgjet urdhëruan transferimin e Erion Veliajt nga Burgu i Durrësit në atë të Fierit.



