Dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksidentin e mbrëmshëm në fshatin Përpari i Peqinit, ku humbi jetën punonjësi i pastrimit, janë arrestuar nga policia. Dy shoferët u arrestuan në kuadër të hetimeve për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete në këtë ngjarje tragjike. Bëhet fjalë për drejtuesin e furgonit Baftjar Debrova, që u përplas me mjetin e pastrimit, dhe Përparim Bufi, drejtuesi i mjetit të pastrimit u arrestuan.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme ku një furgon është përplasur me një makinë pastrimi (automjet i mbeturinave), duke shkaktuar humbjen e jetës së një punonjësi të pastrimit, i identifikuar si Bedri Dedej. Ai ndodhej pranë mjetit të punës në momentin e aksidentit, dhe ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.



