Pamjet nga aksidenti tragjik, ku humbi jetën 16-vjeçari janë publikuar.
Vikima është Oktavio Merdanaj, 16 vjeç dhe siç shihet edhe në pamje, dy makinat janë shkatërruar plotësit nga goditja e fortë.
Në aksident u përfshinë, dy automjete tip “Benz” dhe “Peugeot“.
Siç sqaroi edhe policia, viktima po dilte në autostradë nga Cakrani, në momentin kur është përplasur me automjetin tjetër.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar drejt ambienteve të komisariatit.
Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit fatal.
Njoftim i policisë:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë“, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



