Një aksion i befasishëm është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Fier nga policia dhe agjentët e antidrogës. Mësohet se kontrollet e befta u kryen në brendësi të lagjeve dhe blloqeve të pallateve, me qëllim goditjen e grupeve të trafikut të drogës.
Aksionet antidrogë zakonisht kanë në fokus identifikim dhe kapjen e trafikantëve, apo ‘kokat’ e trafikut të drogës, ndërsa aksioni në Fier është ndërmarrë pas shqetësimeve të banorëve. Këta të fundit, kanë raste të përsëritura të abuzimit me lëndë narkotike në zonat e banuara. Policia nga ana tjetër, ndërmori aksion për evidentimin e e të rinjve përdorues, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve për konsum.
Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me aksionin në fjalë, nëse ka apo jo të identfikuar dhe të arrrestuar. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e shpërndarjes së drogës dhe rritjen e sigurisë publike.



