-640-0-screenshot-10-1766523510

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka njoftuar këtë të martë se kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktin me një avion privat Falcon 50 që transportonte shefin e ushtrisë libiane, gjeneral Mohamed Ali Ahmed-Al Haddad dhe katër persona të tjerë, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas një vizite në Turqi.

Mediat e huaja shkruajnë se avioni u nis nga aeroporti Esenboga në Ankara në orën 20:10 (sipas orës lokale).

“Kontakti me avionin u humb pas 40 minutash”, tha ministri Yerlikaya në një postim në X.

Avioni dha një sinjal për ulje emergjente pranë Haymana, një distrikt në jug të Ankarasë, përpara se të ndërpritej çdo komunikim.

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, vdes në Turqi shefi i

Më pas, kryeministri libian Abdul-Hamid Dbeibah e konfirmoi vdekjen e shefit të ushtrisë së Libisë dhe katër personave të tjerë në një aksident ajror.

Në një deklaratë në rrjetin social Facebook, kryeministri tha se “aksidenti tragjik” ndodhi ndërsa delegacioni libian po “kthehej nga një vizitë zyrtare në Ankara.”

Ky është aksidenti i tretë ajror që përfshin Turqinë në rreth 40 ditë. Më 11 nëntor, një aeroplan transporti C-130 u rrëzua në kufirin e Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit, duke vrarë të 20 personat në bord. Dy ditë më vonë, më 13 nëntor, një aeroplan turk Canadair i përfshirë në një operacion zjarrfikës u rrëzua në Kroaci, duke vrarë të dy personat në bord.