-640-0-screenshot-2025-12-22-141856-1766409556

Të tjera detaje dalin nga dosja e AKSHI, ku në qendër të vëmendjes ndodhet Ergys Agasi.

Sipas materialeve të siguruara, në zyrën e tij ishte vendosur një kamerë e fshehtë, përmes së cilës janë regjistruar biseda që lidhen me tendera publikë, kazinotë, buxhetin e AKSHI-t si dhe marrëveshje të tjera me zyrtarë të qeverisë, apo persona të afërt me ta.

Pamjet dhe fotografitë e para nga kjo dosje janë publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, si dhe nga disa media, raporton Syri.

Në dosjen e SPAK ndodhen edhe foto të marra nga kamera në zyrën e Agasit, ku shihet edhe drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.