Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA) ka njoftuar se linja e sinjalizimit për Shqipërinë është aktive dhe fton qytetarët të ndajnë çdo informacion në lidhje me trafikun e drogës apo pastrimin e të ardhurave që burojnë prej saj.

Sipas njoftimit, kushdo që disponon të dhëna të rëndësishme mund të kontaktojë drejtpërdrejt personelin e DEA-s nëpërmjet WhatsApp në numrin: +1 571 502-7846 ose në adresën e emailit albania_DEA_tipline@state.gov.
DEA thekson se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe falënderon qytetarët që kanë ndihmuar më parë me informacione të besueshme, duke mbështetur operacionet e saj në terren.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për të mbrojtur qytetarët e të dy vendeve dhe për të parandaluar hyrjen e drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë./gazetajonë



