-640-0-dua-lipa-1783868038

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisë shqiptare.

Gjatë episodit më të fundit të podcast-it të saj, “Service95 Book Club”, ku e ftuar ishte shkrimtarja e njohur shqiptare, Lea Ypi, Dua Lipa shprehu shqetësimin e saj mbi qeverisjen, duke u ndalur specifikisht te vendimet e ndërmarra pa transparencë me publikun.

Duke diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, këngëtarja e vendosi fokusin te ndryshimi i ligjit 21/2024 për ndërtimet në zonat e mbrojtura.

Sipas Lipës, këto ndryshime ligjore rrezikojnë pasuritë natyrore të vendit, duke përmendur konkretisht impaktin negativ që këto politika mund të kenë në lagunën e Vjosë-Nartës dhe pasojat e mundshme të projekteve për ndërtime luksoze në zonën e Zvërnecit.

“Nuk mund të flasim për historinë e Shqipërisë pa folur për Shqipërinë sot. Me duket shqetësuese që qeveria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura pa një konsultim publik”, shprehet Dua.