-640-0-lin-sd-1781433088

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën për shkak të një aksidenti automobilistik mesditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Pojskë.

Ka qenë mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut tip “Golf” që ka bërë një parakalim në mënyrë të gabuar duke i prerë rrugën mjetit tip “Benz” ku udhëtonte një familje nga Korça.

Mjetet janë përplasur kokë më kokë, përplasje ku mbetën 3 të plagosur e një viktimë. Nëna dhe dy fëmijët janë në mesin e të plagosurve mëson A2CNN.

Viktima është një grua që ndodhej në mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbetur e bllokuar për më shumë se 20 minuta për shkak të goditjes së fortë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve për prerjen e derës, dëmtimi i madh i ka marrë jetën.

Të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Pogradecit në kujdesin e mjekëve dhe do të shikohet mundësia e transportimit të tyre drejt spitalit të Traumës.