Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar një ditë më parë në Orikum, ku Llogora Xhebroj, 52 vjeç, vrau bashkëshorten e tij Sose Xhebroj dhe më pas i dha fund jetës.
Sipas informacioneve nga famijljarë të çiftit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në banesën trekatëshe të tyre ku 48-vjeçarja është gjetur përtokë me një fashetë të gjakosur. Dyshohet se ajo ishte mbytur me këtë fashetë të lidhur rreth qafës, nga partneri i saj.
Sipas raportimeve, kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit.



