-640-0-1767360049-whatsappimage20260102at141842-1-1767361529

Një krim në familje ka ndodhur ditën e sotme në Orikum, në Vlorë, ku një burrë ka dhunuar për vdekje gruan e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ku mjekët e qendrës shëndetësore kanë konstatuar në trupin e Sose Xhebroit, rreth 40 vjeç, shenja dhune të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga bashkëshorti i saj Llogora Xhebroi, 50 vjeç.

Kanë qenë 2 fëmijët e çiftit që njoftuan qendrën shëndetësore pasi nëna nuk u përgjigjej në telefon.

Pas kësaj 40-vjeçarja është gjendur pa shenja jete në dhomë.

Ndërkohë shërbimet e policisë kanë konstatuar të vetëvrarë në garazhd me armë zjarri Llogara Xhebroin dhe pranë trupit të tij është konstatuar një armë zjarri tip Glock dhe një gëzhojë kalibër 9 mm.

Çifti ka patur probleme dhe kanë shkuar drejt divorcit më parë dhe më pas janë ribashkuar sërish. Të njëjtat burime bëjnë me dije se konfliktet mes tyre kanë nisur prej një muaji.

Ata janë prindër të dy djemve të rritur. Viktimat raportohet se kishin gjithashtu edhe një lokal në hyrje të Orikumit ku punonin së bashku.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Orikum/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim nga urgjenca mjekësore se një shtetase, në Orikum, është gjetur pa shenja jete dhe me shenja dhune në banesë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja S. Xh., 40 vjeçe, është vrarë nga bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Xh., 50 vjeç.

Pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë në zonën përreth kësaj banese, në garazh është gjetur dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Ll. Xh.

Arma pistoletë e gjetur në vendngjarje u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.