Arrestohet në Dubai Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës i ekzekutuar në Tiranë në sagën e përplasjes me grupin e Memaliajt. Në pranga kanë përfunduar dhe disa të kërkuar të tjerë të SPAK. Gjithashtu janë arrestuar dhe Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku.
Njoftimi i policisë
Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.
-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
-Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai. /vna



