1785485655_shkozetimagazina

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar i cili akuzohet se shkaktoi zjarrin që përfshiu dje një magazinë në Shkozet.

Sipas policisë, Admir Ndoja ndezi zjarr për djegien e disa barishteve, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe si pasojë dogjën magazinën me fishekzjarrë e lodra fëmijësh.

Me ndërhyrjen e zjarrfikësve, vatra u izolua shpejt pa rrezikuar banesat përrreth, por dy zjarrfikës u transportuan në spital për shkak të asfiksimit.

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durres vunë në pranga shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Durrës.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, në lagjen nr. 14, Durrës, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve pranë magazinës së një subjekti privat. Si pasojë e daljes së flakëve jashtë kontrollit, zjarri ka përfshirë magazinën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme material”, njofton policia.