-640-0-dfd-1777382645

Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin e Ervin Matës, i cili konsiderohet si një ndër personat e përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Hoxha tha se si fillim është SPAK që do të hedhë hapat e parë për ekstradim. Ndërsa sipas saj, duhet parë nëse vendin ynë ka marrëveshje ekstradimi me Brazilin.

“Çfarë do të bëj SPAK? Hapi i parë hidhet me Prokurorinë e Posaçme, sepse kjo e fundit e ka shpallur në kërkim Ervin Matën për trafikimin e kokainës në Europë. Por duhet parë një herë nëse Shqipëria ka marrëveshje ekstradimi me Brazilin. Do të jetë vetë Brazili që do të kontrollojë kartelën e Ervin Matës”, tha Hoxha.

Gazetarja po ashtu ka theksuar në fjalën e saj se duhet parë nëse Ervin Mata ka probleme në Brazil, do tëq përballet me drejtësinë vendase. Më tej, Hoxha tha se Prokuroria e Posaçme do të përpilojë dokumentet që të nisë ekstradimin e Ervin Matës në vendin tonë.

“Nëse Ervin Mata do të ketë probleme me Brazilin, atëherë Brazili do të vendosë nëse Mata do të përballet me drejtësinë e tij dhe më pas ta ekstradojë në Shqipëri. Është SPAK që hedh hapin e parë që nis procedurat për këtë shtetas. Do të shihet nëse do të bëhet me ekstradim apo me marrëveshje reciproke. Për çështje orësh, SPAK do të përpilojë dokumentet që të nisë ekstradimin e Ervin Matës”, deklaroi Hoxha./Tch