Screenshot_2-13

Elton Kërluku është emëruar shef i Hetimit financiar pranë Prokurorisë së posaçme (SPAK).

Kërluku ishte një nga kandidatët në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimt (BKH), por u skualifikua nga gara pasi rezultonte i dënuar.

Vendimi u mor pas shkresës së gjyqtarit Gerd Hoxha drejtuar institucioneve të drejtësisë, në të cilën argumentonte se Kërluku ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2004 për shkelje të rënda disiplinore dhe etike, një vendim që, sipas tij, është mbajtur në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë.

Më tej, ai theksonte se, pas rikthimit në sistemin e drejtësisë, Kërluku ka shërbyer si hetues financiar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe ka qenë pjesë e komisionit që në vitin 2024 përjashtoi vetë Hoxhën nga gara për një pozicion në Gjykatën e Posaçme. Sipas tij, kjo përbënte një rast flagrant të dy standardeve.