Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona (babë e bir), të cilët ishin shpallur në kërkim për një plagosje me thikë të kryer disa javë më parë.
Dy djemtë e mitur të Viktor Dakajt akuzohen se kanë plagosur me thikë 33-vjeçarin, Pjetër Guraleci, pas një konflikti mesd tyre në sheshin “Prek Cali”, teksa ngjarja ka ndodhur më 20 Korrik.
“Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin Pjetër Guraleci, 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin. Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.” – thuhet në njoftim.
Uniformat blu kanë gjetur në banesën e tyre dhe një thikë, e cila është sekuestruar dhe dyshohet se është përdorur për plagosjen.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.



