-1000-0-32489fa0-b06a-4174-ab99-cad335181610-6a2faedc5d07d

45-vjeçari Valter Lleshi dyshohet të jetë vrarë për motive hakmarrje. Kjo është pista kryesore ku po heton policia për të hedhur dritë mbi vrasjen e tij. Viktima ka qenë i skeduar për vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen.

Anton Keli rezulton se është i afërm i Armando Gjinit edhe ky i ekzekutuar disa vite me parë në një sagë të përgjakshme me një tjetër fis në Rrëshen. Lleshi u qëllua për vdekje në zonën e Mirditës në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mjetin e punës së tij.

Ai ishte punonjës i kompanise se Bazaltit në Spaç, mjetit të tonazhit të rëndë që përdorte i është vënë dhe lëndë plasëse pak muaj më parë, por fatmirësisht nuk shpërtheu.

Njoftimi policisë

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, Mirditë, në aksin rrugor Reps–Spaç, është gjetur në automjet, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin dhe administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.