IMG_5039

Protesta në Tiranë është shoqëruar me përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.

Mes shumë personave të tjerë të lënduar, pjesë e pamjeve të rënda ka qënë edhe një i ri, i cili shfaqej me këmbë të thyer teksa mbahej hopa nga policia.

I riu është identifikuar si, Ledion Balla nga Librazhdi. I pyetur nga gazetarët teksa shoqërohej me barelë në spitalin e Traumës i riu tha se nuk kishte qenë pjesë e protestës dhe se ishte dhunuar nga policia.

“Policët, nuk isha fare në protestë”, tha ai.