Personi që shikoni në foton e mësipërme është Ilir Kolaveri, 40-vjeçari që humbi jetën në mënyrë tragjike në minierën e Tërnovës, në Klos, pasi u rrëzua aksidentalisht dhe më pas u zu poshtë nga një masiv kromi gjatë punës.
Kolaveri ishte baba i tre fëmijëve të mitur, dy djemve dhe një vajze. Trupi i tij u nxor nga galeria pasditen e së shtunës, pas një operacioni të vështirë, ndërsa këtë të hënë familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.
Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen, Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të kompanisë minerare, Përparim Koçi, i cili dyshohet se nuk kishte marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë në punë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.



