-900-0-1758533555xokkk-131

Elis Halili është kryetari i ri i Bashkisë së Vlorës, i cili u komandua në mbledhjen e sotme të Këshillit bashkiak, ku nuk munguan akuzat e opozitës për një proces të paligjshëm. Por pavarësisht se procesi kaloi përmes një votimi me kartonët e këshilltarëve socialistë, emri i ri që do të drejtojë bashkinë e Vlorës, duket se është zgjedhur edhe përpara dorëheqjes së vetë Dredhës.

Halili, inxhinieri i kompanisë Fusha, ishte emërimi i fundit që Dredha kreu përpara se të njoftonte largimin nga drejtimi i Bashkisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, zyrtarizimi i Halilit përpara se të merrte votën e këshillit është bërë dhe në letrën e prezantimit që ishte vendosur në tavolinën e tij, me titullin kryetar.

Përpara se socialistët të votonin në mënyrë unanime emrin e Halilit, demokratiAtird Hoxha kundërshtoi procesin, duke kërkuar votimin e kryetarit në mënyrë të fshehtë.

Ndërkohë që këshilltari socialist, Ervis Moçka deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, se “duan apo nuk duan demokratët, Ervis Halili do të zgjidhet me shumicë të votave”. “Doni apo nuk doni ju, ne do ta zgjedhim me shumicë votash”.

Klodian Xhyheri nga Partia Mundësia u shpreh se në këtë rast, është shkelur Kushtetuta.

“Sot i erdhi radha Ermalit, nesër do tju vijë radha dhe njërit prej jush. Mos fërkoni duart, ju duhet të ulërini se është shkelur kushtetuta me të dyja këmbët”.

Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryetar i Bashkisë së Vlorës më datë 10 shtator 2025.