image-1-1765192874

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një 70-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj.

Gruaja që ndërroi jetë është identifikuar si Bajame Memetali, e moshuara ka ndërruar jetë një ditë më parë, shkruan panorama.

Fqinja e të moshuarës thotë se 70-vjeçarja jetonte e vetme, pasi djalin e kishte në burg, ndërsa bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë kohë më parë.

Ajo tregon se lajmëruan policinë, pasi u shqetësuan pasi nuk e kishin parë ditën e fundit.

Flet fqinja: Më tha komshija ‘ta shikojmë njëherë Bajamen se s’po ndihet’. I thashë që hajde ta shikojmë, ikim bashkë. Ikëm të dyja, morëm dhe komshiun se kishim frikë, u fut ai komshiu dhe më pas ne. Ajo kishte rënë nga divani, i njoftuam të motrën i thamë që ‘hajde se ka vdekur Bajamia’.

Lajmëruam edhe policinë. Ne nuk hynim e dilnim me të se ishte mistrece, derën e ka të shkallmuar, ia ka shkallmuar i biri.

Jetonte vetëm, as nuk hante e pinte, nuk i dërgonte njeri ushqim.

Dyshuam sepse nuk po ndihej, sepse ajo i gjuante me shkop tavanit të një komshije kur kishte nevoje për diçka. Dhe menduam të shkonim ta shikojmë, e gjetëm të vdekur.

Djalin e ka në burg, ajo ishte në vështirësi ekonomike, pa ngrëne pa pirë.

Ishte e sëmurë, ra nga kati i katërt dhe u paralizua. Vinte ndonjëherë e motra nga Tirana i bënte shërbim.