Screenshot_11-750x413-1

Një ditë pas arrestimit të Nevzat Spahos,  i cili konsiderohet si një person kyc në të dhënat që mund të japë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, policia është hermetike për ecurinë së hetimeve.

Asnjë nga të arrestuarit e deritanishëm nuk ka pranuar të japë detaje, ndërkohë që të premten do të dalin para trupës gjykuese për tu njohur me masën e sigurisë ish orktaku i biznemenit Xhino Ago dhe roja i karburantit Kujtim Pisha.

Ky i fundit akuzohet për moskallëzim krimi, por në një dëshmi parapkrake ka thënë se nuk e ka njoftuar policinë në kohë për shkak se ishte trembur nga ngjarja.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamjet që tregojnë momentin  e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka, i njohur ndryshe si Mondi Mëhalla.

Në pamje duket autori që  afrohet me makinën Audi pranë biznesmenit, del nga mjeti dhe qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës, i cili në atë moment po ashtu ndodhej brenda automjetit të tij  “Range Rover”.

Pasi e lë të vdekur në vend me dy plumba në kokë, autori largohet me shpejtësi me makinë.

Përveç Nevzat Spaho, Xhino Agos dhe rojes Kujtim Pisha, policia arrestoi edhe Naldo Gjinin, nga Lezha i cili ishte parë ditët e fundit duke qarkulluar me makinën tip “Audi” që përdorën autorët në ekzekutimin e 43-vjeçarit.

Ky automjet rezulton në pronësi të subjektit të viktimës, që jepte makina me qira. Pas ngjarjes së rëndë makina “Audi”, u gjet e djegur në fshatin Mirakë bashkë me një pistoletë brenda.

Ndërkohë që në kërkim mbeten  Marselo Arani dhe Armando Kola, të identifikuar si ekzekutorët e biznesmenit.