whatsapp-image-2026-01-28-at-11-hd-1280x720-1-1024-1769684455

Pas daljes së papritur dhe të zhurmshme nga shtëpia e “Big Brother VIP 5” për shkak të Zarfit të Zi, Keijsi ka thyer heshtjen.

I ftuar në “Big Brother Radio”, ish-banori ka folur hapur për dinamikat e lojës dhe pyetjen që mundon të gjithë: A është vërtet i dashuruar?

Gjatë intervistës, Keijsi i doli në mbrojtje Inës, e cila u etiketua si “nxitësja” e sherrit që çoi në përjashtimin e tij. Ai ishte i prerë në qëndrimin e tij prej partneri mbrojtës:

“Asnjë mashkull nuk do të duronte atë (sjellje) te partnerja e tij.”

Kur moderatorja Elona Duro e pyeti nëse lidhja e tyre ishte vërtet aq e ngushtë sa dukej nga ekrani, Keijsi konfirmoi se gjërat mes tyre janë serioze dhe intime.

“Përderisa ishim shtrirë dhe po krijojmë diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt,” u shpreh ai.

Por deklarata që ka marrë vëmendjen maksimale ishte ajo mbi ndjenjat e tij.

I pyetur drejtpërdrejt nëse është i dashuruar me Inën, Keijsi zgjodhi një lojë fjalësh domethënëse për ta pranuar publikisht:

“Kam një shprehje të bukur për këtë: I’m too in (shumë brenda) with Ina.”