Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, Erion Veliaj, mbërriti sot në Gjykatën Kushtetuese nga paraburgimi i Durrësit.

Ai doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve për t’u paraqitur në seancën publike ku do të shqyrtohet ankimi i tij ndaj vendimit për shkarkim nga detyra.

Seanca, me relatore gjyqtaren Sonila Bejtja, pritet të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në prani të përfaqësuesve të qeverisë dhe Presidencës, palë në çështjen përfundimtare mbi fatin e mandatit të kryebashkiakut të Tiranës.



