552608887_1357186839750826_1468652812072414498_n

Vera në Europë po i afrohet fundit me kontraste ekstreme në mot. Ndërsa pjesa lindore e kontinentit po përjeton temperatura dukshëm mbi mesataren sezonale, në perëndim ato tashmë kanë rënë ndjeshëm nën normat e zakonshme.

Sipas parashikimeve, në shumë rajone të Europës pritet një ulje e menjëhershme e temperaturave deri në 15 gradë Celsius brenda vetëm 24 orësh.

Ky ndryshim i mprehtë klimatik po sjell një ndarje të qartë mes lindjes së nxehtë dhe perëndimit të ftohtë të kontinentit.

Harta e anomaleve termike e ditës së sotme tregon qartë diferencat ekstreme: vendet e lindjes mbeten nën ndikimin e valëve të të nxehtit, ndërsa ato perëndimore tashmë kanë hyrë në kushte tipike të vjeshtës së hershme.

Ky kontrast i fortë pritet të ndikojë jo vetëm në përditshmërinë e qytetarëve, por edhe në sektorë të ndjeshëm si bujqësia dhe energjia, që varen drejtpërdrejt nga moti.