Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Institutit në Kamzë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:55, teksa një sasi lënde plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu.
Xhelal Mziu ka dhënë dëshmi në komisariat dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Nuk dyshon tek ndonjë person.
Mziu ka qenë vetëm me bashkëshorten në shtëpi dhe fatmirësisht dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Mësohet se kamerat e sigurisë së banesës nuk ishin funksionale për pasojë policia nuk e ka identifikuar ende autorin
Policia do këqyrë kamerat e zonës për të parë në rast se shërbimet e komisariatit të Kamzës do bien apo jo në gjurmët e autorit. Deri më tani nuk ka asnjë pistë konkrete për të përqendruar hetimet mbi këtë çështje.



