okb

Sot, nën udhëheqjen e Francës dhe Arabisë Saudite, 142 vende kanë miratuar Deklaratën në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, mbi zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete mes Palestinës dhe Izraelit.

Dhjetë shtete, mes tyre Izraeli dhe SHBA votuan kundër, ndërsa Shqipëria është mes 12 shteteve që abstenuan. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar jo më larg se katër muaj më parë se mbështet zgjidhjen me dy shtete, deklaratë që e ka bërë nga Izraeli.

“Së bashku, po hartojmë një rrugë të pakthyeshme drejt paqes në Lindjen e Mesme”, ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron, mbështetës i kësaj deklarate.

“Franca, Arabia Saudite dhe të gjithë partnerët e tyre do të jenë në Nju Jork për ta bërë këtë plan paqeje realitet në Konferencën mbi Zgjidhjen me Dy Shtete. Një e ardhme tjetër është e mundur. Dy popuj, dy shtete: Izraeli dhe Palestina, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri”, ka thënë Macron.

Izrael-Palestinë / Me 142 vota në OKB miratohet deklarata për

Votimi në OKB