IMG_4451

??????????

Nga Grace Macaskill – The Sun

Në një fshat të vogël në veri të Shqipërisë, pronari i një dyqani, Sulejman Brati, nuk ka pasur asnjë klient prej orësh.

Ai thotë se vetëm pak banorë hyjnë në dyqan çdo ditë, ndërsa ai mundohet të sigurojë mjaftueshëm të ardhura për të mbijetuar.

67-vjeçari është i detyruar të mbështetet tek ndihmat që i dërgojnë dy djemtë e tij, për të cilët pranon se jetojnë në Britani ilegalisht, njëri hyri fshehurazi në një kamion dhe tjetri pagoi kontrabandistë për të kaluar Kanalin me gomone.

“Shqipëria dikur njihej për prodhimin e mineraleve, tani njihet për emigracionin,” thotë ai me trishtim.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Sulejman Brati ka një dyqan në fshat dhe pranon se klientët janë të rrallë dhe ai vetëm mbijeton me biznesin e tij

Mirë se vini në fshatin Golaj, ku banorët pranojnë se gjashtë në dhjetë të rinj kanë emigruar tashmë në Britani. Migrimi është aq i përhapur sa shkolla e fshatit humbet të paktën një duzinë nxënësish çdo vit dhe bizneset apo fermerët e kanë të pamundur të gjejnë punëtorë, ndërsa gjenerata e re ndjek ëndrrën britanike.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Banorë të fshatit Golaj, në veri të Shqipërisë ankohen se shumë prej bashkëfshatarëve kanë emigruar drejt Britanisë së Madhe

Shumica shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht dhe, sapo mbërrijnë, shumë prej tyre joshen të punojnë për bandat shqiptare, pasi nuk mund të gjejnë punë pa dokumente. Një banor i tha The Sun: “Këtu nuk ka mbetur më asnjë gangster, të gjithë janë në Britani.”

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Emigracioni është kaq i përhapur sa shkolla humb çdo vit 10 apo 12 nxënës

Makinat e shtrenjta

Dy “eksportet” e Golajt janë vëllezërit Isuf dhe Fation Dauti, të cilët u dëbuan nga Britania pasi Agjencia Kombëtare e Krimit, versioni britanik i FBI-së, i akuzoi si lojtarë të rëndësishëm në një rrjet të krimit të organizuar.

Megjithëse supozohej se kishin punë modeste në ndërtim dhe pastrim, ata jetonin jetë luksoze, shpenzonin para në dyqanet e Harrods, drejtonin makina luksoze si Bentley dhe merrnin me qira një apartament në Chelsea për 2,700 £ në muaj.

Nuk është çudi që të rinjtë shqiptarë të tërhiqen drejt krimit, kur familjet e dëshpëruara krenohen me “suksesin” e fëmijëve të tyre në Britani, pa bërë pyetje se nga vjen ky para.

Në zonat rurale, është e zakonshme të shohësh të rinj në të njëzetat e tridhjetat duke lëvizur me makina të shtrenjta me targa britanike, kryesisht Audi dhe Mercedes. Vila luksoze gjenden nëpër kodra, por shumica janë bosh. Burime i thanë The Sun se shumë prej tyre ndërtohen për të pastruar paratë e fituara nga aktivitetet kriminale në Britani.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Vilat e reja të ndërtuara me paratë e emigracionit në Britani

Golaj është vetëm dhjetë minuta larg nga Has, një qytet që tashmë njihet si “Londra e Vogël” sepse ka aq shumë banorë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ish-kryetarit të bashkisë së Hasit, Liman Morina, çdo familje në qytet, që ndodhet tre orë nga Tirana, ka nga një deri në tre të afërm në Britani.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Qyteti i Hasit, i njohur ndryshe si Londra e Vogël

Në Golaj, me një popullsi rreth 4,000 banorë, shifra arrin në 60% pasi punët e vetme të disponueshme janë ato me pagesë të ulët në bujqësi ose kafenetë buzë rrugës që mbijetojnë me turistët e rastësishëm.

Mungesa e punës ka shkaktuar një eksod masiv nga Shqipëria, i cili kulmoi në vitin 2022, kur rreth 12,000 shqiptarë mbërritën në Britani me gomone, duke përbërë një në tre hyrje.

Familjet e ndara

Banori vendas, Avoli Brati, 34 vjeç (pa lidhje me Sulejmanin), thotë se gjashtë nga 12 anëtarët e familjes së tij jetojnë në Britani pasi emigruan ilegalisht. Ai thotë se tradita familjare është që një fëmijë të mbetet në shtëpi për të kujdesur për prindërit e moshuar, ndërsa pjesa tjetër zakonisht largohet nga Shqipëria.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Vëllezërit Brati jetojnë në Britani dhe thonë se në Shqipëri nuk ka të ardhme

“Ata shkojnë në Britani për të fituar para dhe për t’i dërguar tek familja,” thotë ai. “Të gjithë shkuan ilegalisht, nëpërmjet kamionëve nga Dunkerku dhe Kalai, por tani janë legalizuar dhe punojnë. Më i vogli ishte tre vjeç kur iku dhe tani është 13. Nuk ka mundësi këtu sepse nuk ka punë të paguara mirë.”

Ai shton me ironi: “Nuk ka më gangsterë në Shqipëri sepse të gjithë po bëjnë jetën e tyre në Britani.”

Vëllai i tij, Festimi, 42 vjeç, pagoi 6,000 £ për të hyrë në Britani 11 vite më parë, duke u fshehur nën sediljen e një kamioni, ndërsa një vëlla tjetër u fsheh nën një tendë në tavan. Kur e takuam në Golaj, piktori dhe njëkohësisht dekorues, ishte kthyer për pushime në Shqipëri për të shmangur grevat e metrosë në Londrën Veriore.

Babai i tre fëmijëve pranoi: “Familja dhe miqtë mblodhën para dhe shitën çfarë kishin për të paguar kontrabandistët që na çuan në Britani. Tani unë dërgoj para në shtëpi për t’i ndihmuar. Nuk ka të ardhme për fëmijët në Shqipëri. Çfarë mund të bëjnë këtu? Nuk ka punë dhe nuk ka para. E dua vendin tim dhe sikur të kisha punë me pagesë të mirë, do të qëndroja. Por nuk mundem. Fëmijët e mi tani marrin arsim të mirë dhe e shohin veten si anglezë. Jam punëtor dhe nuk jetoj me ndihma. As që do të doja të varem nga to.”

Krimi dhe diaspora

Shumë shqiptarë krenohen për etikën e tyre të punës, por lidhjet me bandat e drogës dhe krimit janë famëkeqe. Sipas shifrave të Ministrisë së Drejtësisë në Britani për vitin e kaluar, një në 50 shqiptarë që jetojnë në Mbretëri ndodhej në burg.

Megjithëse mbërritën ilegalisht, Isuf dhe Fation Dauti u lejuan fillimisht të qëndrojnë pasi u martuan me gra nga vende të BE-së, njëra nga Letonia dhe tjetra nga Bullgaria.

Një jetë familjare e shkatërruar

Në vitin 2021, inteligjenca e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani zbuloi se Fationi, 40 vjeç, ishte pjesë e një bande shqiptare të përfshirë në drogë, trafikim njerëzish dhe pastrim parash, duke e cilësuar si “rrezik për sigurinë kombëtare.” Vëllai i tij, Isufi, 33 vjeç, thuhej se kishte marrë rol më aktiv në grup pas largimit të Fationit nga Britania. Të dy janë dëbuar tashmë.

The Sun zbulon se këtë javë prokurorët shqiptarë sekuestruan prona dhe biznese të lidhura me Fation Dautin: dy dyqane, një bar në qendër të Tiranës, tokë dhe makina luksoze si BMW e Audi.

Dy kushërinjtë e tyre nga Golaj drejtonin një bandë që kontrabandonte qindra emigrantë ilegalë, përfshirë fëmijë, në Britani me kamionë. Ata tarifonin 13,000 £ për një vend në kabinë dhe 8,000 £ për një vend në pjesën e pasme. Migrantët mbështilleshin me qese plastike në duar e këmbë për të shmangur gjurmët e ADN-së.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Ish-banori i Golajt, Alket Dauti, i dënuar me burg për trafik qëniesh njerëzore

Alket Dauti, 38 vjeç, e kundërshtoi ekstradimin për dy vite përpara se të dërgohej në Belgjikë, ku u dënua me dhjetë vjet burg për trafikim njerëzish. Ai vuajti vetëm gjysmën e dënimit përpara se të dëbohej në Shqipëri. Por Alketi, që kishte jetuar në Bromley, Kent, u kthye sërish ilegalisht në Britani dhe në maj të këtij viti u dënua me tetë muaj burg pasi pranoi se hyri pa leje në vend.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Kujdesi Dauti, i dënuar për lidhjet me trafikun në disa vende të Evropës

Kushëriri i tij, Kujdesi Dauti, 41 vjeç, është dënuar në mungesë nga një gjykatë belge për pjesëmarrje në të njëjtin rrjet kontrabande, por ka shtatë vjet që kundërshton ekstradimin në gjykatë. Ndërkohë, ai pret dënimin për një akuzë tjetër në Britani, për marrje të paligjshme të një automjeti.

Në janar, The Sun publikoi foto të Kujdesit duke shijuar një lojë golfi, ndërsa çështja e tij zvarritej nëpër sistemin gjyqësor.

Në Shqipëri, gjenerata e vjetër ka frikë për të ardhmen e vendit, që ishte shteti i fundit i Ballkanit që doli nga komunizmi në prill 1990. Vendi ishte aq i izoluar, sa shumë qytetarë nuk e dinin se muri i Berlinit kishte rënë në 1989.

"Janë larguar edhe gangsterët"/ Reportazh i ‘The

Isuf Dauti akuzohet si një ndër personazhet kryesorë të krimit

Regjimi komunist dështoi të investonte në infrastrukturë bazë si rrugët, energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Kalimi në demokraci dhe ekonomi tregu të lirë ishte i vështirë dhe solli papunësi të lartë, duke i detyruar shqiptarët të emigrojnë, një traditë që vazhdon ende sot, sidomos në zonat rurale si Golaj, ku njerëzit mbijetojnë me fermat e tyre të vogla.

Një pronar kafeneje a tha: “Shikoni përreth, këtu nuk ka të më rinj. Fëmijët largohen nga shkolla sepse prindërit i marrin në Britani rreth 12 vetë çdo vit. Dhe nuk gjej dot askënd për punë.”

Pronari i dyqanit, Suleman Brati, baba i pesë fëmijëve, mendon se 60% e të rinjve kanë ikur nga fshati. “Janë larguar,” thotë ai. “Por po të mos më dërgonin djemtë para, unë nuk do të kisha asgjë. Nuk i kam parë që kur u larguan në 2011 dhe nuk mund të kthehen, sepse nuk kanë dokumente për t’u rikthyer në Britani. Flas me ta në telefon, por nuk i kam parë prej vitesh. Nuk e di çfarë do të ndodhë me Golajn. E vetmja gjë që di është se zemra ime është thyer dhe emigracioni më ka shkatërruar jetën familjare. Nën komunizëm kishim fabrika mineralesh, tani kemi emigracion.”