IMG_0771

Edhe analisti Kim Mehmeti është rreshtuar pro protestës që po zhvillohet në Tiranë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec dhe kundër klasës politike tradicionale.

Në tubimin e 11-të, protestuesit dëgjuan një mesazh, me anë të cilit analisti inkurajonte vazhdimin e protestave deri në arritjen e objektivave të shpallura nga qytetarë të ndryshëm.

“Mos tregoni që maskarenjtë të tregojnë se kush jeni. I përulem zërit tuaj, i cili është ilaçi më i mirë i shpresës mbarëshqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive. Nëse do nevoja, zërit tuaj do i vi pas edhe duke u zvarritur. Mos u dorëzoni, vendin nuk e zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve. Zëri juaj ngërthen thirrjen e shqiptarëve të kudo ndodhur. Shqipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj. Keni të drejtë të na gjykoni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi”,– ishte mesazhi i Mehmetit.