arrest

Është vënë në pranga këtë të shtunë një 66-vjeçar pasi u kap në flagrancë nga Policia e Tiranës duke shitur fara kanabisi.

Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë L. K., 66 vjeç, të cilit gjatë kontrollit në makinën e tij iu konstatuan 1,000 fara kanabisi me qëllim kultivimin e tyre.

“Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.

Gjatë këtij operacioni, tek Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K,  në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa”, thueht në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.