-640-0-16824455179107-1689960018

Dy muajt e fundit ishin më të nxehtët në historinë e vendeve të Evropës Perëndimore, sipas të dhënave të fundit nga shërbimi evropian “Copernicus”.

Periudha qershor-korrik shënoi një temperaturë mesatare prej 21.62 gradë Celsius, plot 2.79 gradë mbi mesataren historike, duke thyer rekordet e mëparshme të vitit 2022.

Gjermania, Spanja, Franca dhe Uellsi në Britaninë e Madhe regjistruan valë të njëpasnjëshme ku temperaturat kaluan pragjet kritike.

Kjo valë konsiderohet si përgjegjëse edhe për deri 30 mijë të vdekur në këto vende.

Përveç ajrit, edhe ujërat e deteve dhe oqeaneve shënuan rekord historik për muajin korrik, me një temperaturë mesatare prej 20.96 gradë Celsius, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 20.89 gradësh të vendosur në vitin 2023.

Ky i nxehtë i jashtëzakonshëm u ujërave ka përshpejtuar thatësirën në lumëjtë kryesorë evropianë si Sena, Reni apo Danubi, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se toka e tharë do të mbajë temperaturat ekstreme edhe gjatë muajve në vijim.