IMG_9370

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Memaliajt.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën 30-vjeçari Endri Goxhaj. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave, i cili dyshohet se ka qenë i hershëm dhe ka degraduar në përdorimin e armës së zjarrit nga 29-vjeçari Donaldo Nela.

Si pasojë e të shtënave, Endri Goxhaj ka ndërruar jetë ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dario Nela, në rrethana ende të paqarta.

Konflikti i hershëm degradoi në përdorimin e armës, si

Endri Goxhaj

I plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi ka marrë katër plumba: dy në mushkëri, një në bark dhe një në shpretkë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në qendër të Memaliajt. Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e këtij krimi.