radhime-1536x1152

Zbardhen emrat e 10 personave të shpallur në kërkim pasi dyshohen për përfshirje në konfliktin mes pronarit të kompanisë Delta Luan Muca dhe Vasil Bedinaj të rrjetit të hoteleve Rexhina.

Në mesin e tyre është dhe vëllai i Luan Mucës, Bujar Muca që u zgjodh dhe deputet nën siglën e PDIU-së, por e la mandatin ende pa u betuar në parlament.

Të dyshuarit vijojnë të jenë në kërkim.

Ndërsa Luan Muca dhe dy vëllezërit Mandrit dhe Klaudio Lleshaj, shoqërues të biznesmenit, janë arrestuar nën dyshimet për gjobëvënie. Në pranga ka përfunduar dhe Blerim Heta, si dhe Angjelo Breshani, shofer i Vasil Bedinaj, i cili qëlloi me armë ndaj grupit të Mucës, teksa këta të fundit largoheshin ngë resorti Regina. Teksa ndiqej nga policia makina me të cilën ndodhen Muca u aksidentua dhe ai mbeti I plagposur bashke me një nga shoqëruesit. Bedinaj pretendon se Muca i vuri gjobë 5 mln euro, ndërsa Muca këmbëngul se konflikti mes tyre lidhet për një pronë.

Të shpallur në kërkim:

Bujar Muca

Edison Zalla

Serxhio Cani

Rei Degjoni

Renato Kodra

Klej Doci

Arjan Doda

Marjos Ramosacoj

Altin Grori- efektiv i policisë ushtarake

Fatjon Maknori – efektiv i policisë ushtarake.