-640-0-image-1780558899.png

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Maliq, ku u vranë një efektiv dhe u plagos një tjetër.

Rama i uron shërim të shpejtë efektivit të plagosur Edison Adri 36 vjeç ndërsa kërkon dënimin maksimal për autorin.

Postimi i Ramës:

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër????????

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj.