Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga veriu me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.
Valëzim në det do të jetë forcës 1-2 ballë.



